Gruevski lider i VMRO-DPMNE-së, anëtarësia e vjetër kërkon ta largojë

Nikolla Gruevski duhet të mbetet ose jo në krye të VMRO-DPMNE-së

Njohësit e zhvillimeve politike dhe ish-anëtarë të lartë të kësaj partie janë të ndarë rreth kësaj dileme. Analisti politik Aleksandar Pandov theksoi se Gruevski edhe më tej duhet të mbetet në krye të kësaj partie, pasi që sipas tij, këtë e duan shumica e anëtarësisë partiake.  Ai thotë se, argumentet e tij qëndrojnë, pasi që Gruevski në 10 ciklet e fundit zgjedhore ka dal fitues, ndërsa edhe sipas anketave, ai është politikani me rejting më të lartë.

“Për 150 mijë anëtarët e VMRO-DPMNE-së nuk do të jetë problem që  Gruevski ta freskojë ekipin e tij. Megjithatë, pikërisht me atë ekip dhe me atë udhëheqësi, Gruevski dhe VMRO arritën deri tek fitorja e fundit ku morën 455 mijë vota. Me këto vota të fituara në zgjedhjet e fundit dhe në anën tjetër me agjendën që e ka Zoran Zaev mendoj se Gruevski e ka shumë më lehtë që të bindë një numër të madh të qytetarëve.  Tani në një periudhë të afërt  edhe qytetarët do të mund të bëjnë krahasim  mes periudhës kur Gruevski dhe VMRO-DPMNE ishte në pushtet, dhe tani kur Zoran Zaev është në pushtet“, u shpreh Aleksandar Pandov.

Ish-anëtari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Jove Kekenovski mendon ndryshe. Ai thotë se nuk është etike që Nikolla Gruevski të mbetet në krye të kësaj partie.

“Nuk është në rregull që ai të mbetet në këtë pozitë. Ai arriti që të na armiqësojë me gjithë botën, ndërsa neve në brendi të partisë arriti që ta na ndajë. Do të duhet që anëtarësia e partisë të marrë guximin, në fakt të tregojë vetëdije se ky lider më nuk i nevojitet Republikës së Maqedonisë, dhe aq më pak VMRO-DPMNE-së. Me deklaratën e tij të fundit tani më është e qartë se ai nuk e ka për qëllim që partia të kthehet në pozitat, të cilat i ka pasur dhe të mbijetojë si parti politike. Ai partinë po e shfrytëzon për interesat e tij personale, e shfrytëzon për të shpëtuar”, tha Jove Kekenovski.

Gruevski mbrëmë në intervistën për TV Alfa deklaroi se VMRO-DPMNE do të ketë riogranizmin të plotë me kuadro të reja dhe se së shpejti do të kthehet në pushtet. Nga ana tjetër, LSDM i ka bërë thirrje siç thuhet anëtarëve dhe deputetëve të ndershëm të VMRO-DPMNE që të fillojnë reformat e brendshme partiake dhe të distancohen nga retorika e Gruevskit, raporton TV21./21Media

Back to top button