Gruevskit i kujtohet se gaboi me shqiptarët!

Ai paralajmëron qasje të re dhe reforma në parti

Kreut të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevskit , pasi e humbi pushtetin ju kujtua se shqiptarët ishin ata që e dërguan në opozitë. Ai tha se partia është në proces të reformimit, kurse anëtarësia e re do të përkujdeset që të formojë politika të reja ndaj bashkësive tjera etnike në vend.

Gruevski tha se mediat shqiptare kanë qenë të dirigjuara, dhe kanë ndikuar që personaliteti i tij të paraqitet gabimisht tek shqiptarët, duke krijuar percepcion se ai po punon kundër shqiptarëve.

Në fjalimin e tij të mbrëmshëm që zgjati 26 minuta, shqiptarët i përmendi më shumë se 7 herë.
Për dallim nga mbrëmë, në festën për përvjetorin të 25 dhe të 24 të partisë së tij, Gruevski i ka përmend shqiptarët vetëm një herë, edhe atë duke folur për investimet ekonomike.Raport i TV21 nga Maqedonia./21Media

Back to top button