Basha: Më shumë para në xhepat e shqiptarëve

Basha e siguron një maturante që ëndërron të studiojë për mjekësi, që tarifat e universitetit do të ulen

Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar sot me banorë të Laprakës, të Paskuqanit, dhe Njësisë 4, në Tiranë. Basha u ka shpjeguar qytetarëve planin e tij ekonomik që ul taksat, lehtëson biznesin, që shton paratë në xhepat e shqiptarëve, rrit konsumin e prodhimin.

“Me uljen e taksave, me uljen e çmimit te energjisë, me uljen e çmimit të naftës, do të mundësojmë kushte më të mira për biznesin. Pullën fiskale do ta vendosim pasi të paguani detyrimin që është maksimumi 1.5% e xhiros për biznesin e vogël. Është model ekonomik që funksionon në Evropë, do të funksionojë edhe këtu”, tha Basha.

“500 mijë lek gjobë për një vetë të punësuar”, u ankua një tregtar.

“Dhe këtej thotë, biznesit ia kam heq taksat. I ka heq vizën jo taksat”, thotë Basha, duke shtuar se ndryshimi që presin shqiptarët po vjen, dhe ndryshimi që pret bota, sepse edhe bota pret ndryshimin.

Në Njësinë 4 në Tiranë, Basha dëgjon ankesat e biznesit të vogël, si dhe u demonstron pullën fiskale, që dëshmon shlyerjen e detyrimit, çka do të mbajë larg tatimorët dhe hajdutët e shtetit që vendosin gjoba.

Qytetarët të gjithë ankohen që nuk ka punë, nuk ka lekë.

Lulzim Basha e siguron një maturante që ëndërron të studiojë për mjekësi, që tarifat e universitetit do të ulen.

“Do ta bëjmë më të lehtë të futesh në studime dhe më të lehtë që pas kësaj të gjesh vend pune. Voto nr 6, Republikën e Re”, tha Basha.

Në Paskuqan, Basha shpjegoi planin e tij për fermerët.

“Për fermerët kemi një plan me 100 milionë euro subvencion në vit që është praktikë europiane dhe nuk e kemi shpikur ne. Ti japim dorën të futen në treg, se ata janë jashtë tregut. Konkurrencës së pandershme dhe mos subvencionimit do ti japim fund”, tha Basha.

Back to top button