LDK pas raportit të Freedom House: Edhe një raport ndërkombëtar konfirmon korrupsionin qeveritar

“Freedom House”.

LDK theks të veçanë i vë përmendjes së korrupsionit në raportin e “Freedom House”.

“Pas Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe Organizata Amerikane “Freedom House” në raportin e vitit 2024 përmend korrupsionin qeveritar, që sipas tyre “Vazhdon të jetë shqetësim SERIOZ në Kosovë”.

Nga gjithsej 7 pikë në luftën kundër korrupsionit, Kosova është vlerësuar me vetëm 2.25. Kjo dëshmon edhe njëherë se korrupsioni gjatë kësaj qeverie nuk është luftuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës, raportin e Freedom House njëjtë si atë të Departamentit Amerikan të Shtetit, e konsideron shqetësues, për arsye se shumë problematika të cilat janë ngritur në këto raporte, vet LDK i ka diskutuar dhe ka ndërmarrë veprime konkrete për t’i zbardhur aferat korruptive.”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK është zotuar se do të aktivizohet për çështjen e korrupisonit, derisa siç thuhet në reagimin e tyre që personat e korruptuar të dalin para drejtësisë.

Në këtë raport përmendet ndër të tjera skandali i Ministrisë së Tregtisë për rezervat shtetërore, për të cilat Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur zërin në Kuvend dhe kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore. Por për zbardhjen e këtij skandali nuk pati vullnet nga deputetët e pozitës, dhe sot këtë skandal e ke pjesë të raportit. Pra, të gjithë e kanë kuptuar se qeveria bën propagandë, por nuk e lufton korrupsionin.

“Vet qeveria u përballë me një skandal korrupsioni në vitin 2023, që përfshinte rezerva shtetërore të pallogaritura, të cilat janë ende nën hetim” – shkruan Freedom House për rezervat shtetërore.

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të vazhdojë të mbrojë paranë publike, e cila po keqpërdoret nga korrupsioni instalues i Qeverisë. Përderisa do të shfrytëzohen edhe institucionet që personat të cilët kanë bërë vepra të tilla, të dalin para drejtësisë.

Sipas raportit të “Freedom House”  beteja kundër korrupsionit mbetet një sfidë e madhe në Kosovë.

“Edhe pse Kosova është në proces të hartimit të një strategjie të re kundër korrupsionit, progresi i saj është përballur me bllokada të shumta, ku kryeministri Kurti i atribuon vonesat ndërhyrjes së opozitës. Vetë qeveria Kurti u përball me një skandal korrupsioni në vitin 2023 që përfshinte rezerva shtetërore të pallogaritura, të cilat janë ende nën hetim. Shqetësim ka ngjallur edhe largimi i shefit të Njësisë së Hetimeve Speciale të Policisë së Kosovës më 8 korrik, duke vënë në dyshim përkushtimin e Kosovës në luftimin e korrupsionit. Pavarësisht fushatës për një platformë antikorrupsion, qeveria Kurti ka demonstruar përparim të kufizuar në këtë çështje.”, thuhet në raport./21Media

 

Back to top button