Grupi B: Amerika eliminon Iranin, Anglia në 1/8-ën e finales

 
Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të programit të sotëm të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kemi mësuar kombëtaret e radhës të cilat kanë siguruar kualifikimin tutje.
Në kuadër të Grupit B të këtij Botërori, Anglia e ka siguruar kualifikimin tutje me fitore ndaj Uellsit, kurse Amerika e ka eliminuar Iranin.
Anglia e mposhti Uellsin me rezultat 3:0, ku golashënues ishin Rashford me dy gola (minuta e 50’ dhe 68’) dhe Phil Foden me golin e tij në minutën e 50’.
Po ashtu, krahas kësaj përballje u zhvillua edhe ndeshja interesante mes Iranit dhe Amerikës, ku kjo e fundit ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi ylli i Chelseat, Christian Pulisic i cili vulosi fitoren e Amerikës në minutën e 38’.
Me fitoret e sotme, Anglia dhe Amerika vazhdojnë në fazën e 1/8-ës së finales së këtij Botërori, kurse Uellsi e Irani përshëndeten pasi përfundojnë në pozitat tre dhe katër në tabelë.
Anglia e kryeson Grupin B me shtatë pikë, dy më shumë se Amerika në vendin e dytë.
Rezultatet finale
Irani 0:1 Amerika
Uellsi 0:3 Anglia
20: 50 Pjesa e parë: Amerika në epërsi kundër Iranit, pa gola mes Uellsit e Anglisë
Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të Grupit B të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Pas 45’ minutave lojë dhe pesë sosh shtesë në stadiumin “Al Thumama”, Kombëtarja e Amerikës po avancon me rezultat minimal 1:0 ndaj Iranit.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Christian Pulisic, i cili kaloi Amerikën në epërsi prej 1:0 në minutën e 38’ të ndeshjes.
Ndërkaq, krahas takimit mes Iranit e Amerikës po zhvillohet edhe ndeshja mes Uellsit e Anglisë, ku të dy kombëtaret ende nuk e kanë gjetur golin, ndërsa rezultati qëndron i barabartë 0:0.
Pjesa e parë:
Irani 0:1 Amerika
Uellsi 0:0 Anglia
20: 11 – Fillojnë ndeshjet e fundit të Grupit B
Ka filluar të zhvillohet minuta e parë në dy ndeshjet e xhiros së tretë, respektivisht të fundit të Grupit B të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Kombëtarja e Anglisë e synon me çdo kusht fitoren kundër asaj të Uellsit, që ta sigurojë kualifikimin tutje si lider i grupit.
Po ashtu, fitore sot do të kërkojë edhe Amerika, e cila po përballet me Kombëtaren e Iranit, fitore kjo e cila do t’ia siguronte pozitën e dytë në grup.

Back to top button