Grupi J: Garë e fortë për pozitën e dytë, Gjermania pranë botërorit

Që prej ardhjes së Hansi Flick, Kombëtarja e Gjermanisë ka treguar paraqitje më të mira në fazën kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”, ku në tri ndeshje ka shënuar 12 gola dhe nuk ka pranuar asnjë.
Në xhiron e fundit, Gjermania në kuadër të Grupit J e mposhti Kombëtaren e Islandës me rezultat të thellë 4:0.
Po ashtu kishte edhe përballje të tjera në Grupin J, të cilat nuk prodhuan fitues, ku Armenia barazoi 1:1 me Lihtenshtajnin, ndërsa Maqedonia Veriore barazoi pa gola me Kombëtaren e Rumanisë.
Pas gjashtë xhirove, tabelën e kryeson Gjermania me 15 pikë, katër më shumë se Armenia në vendin e dytë. Pasojnë Rumania me 10 pikë, Maqedonia Veriore 9, Islanda 4, dhe Lihtenshtajni me një pikë.
Grupi J
1.Gjermania – 6 ndeshje – 15 pikë
2.Armenia – 6 ndeshje – 11 pikë
3.Rumania – 6 ndeshje – 10 pikë
4.Maqedonia e Veriut – 6 ndeshje – 9 pikë
5.Islanda – 6 ndeshje – 4 pikë
6.Lihtenshtajni – 6 ndeshje – 1 pikë

Back to top button