Katër persona u munduan ta “sigurojnë dimrin” me hajni
Katër persona janë shoqëruar në Policinë e Ferizajt nën dyshimin se kanë vjdedhur drunjë dhe po i transportonin ato me një kamion, dy automjete furgon dhe një traktor.
“Pas intervistimit, ndaj njërit është ngritur kallëzim penal, ndërsa ndaj tre të tjerëve janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, ndërsa automjetet , traktori dhe drunjët u janë konfiskuar për procedura të mëtejme”, njofoton Policia.
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve.
Policia gjithashtu apelon te qytetarët që saherë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë./21Media