Gruri i Ukrainës shkon në Lindjen e Mesme nëpërmjet Krimesë, thonë rusët

Zyrtarët e emëruar nga Rusia në Ukrainën jugore thanë se Rusia po dërgon grurë nga zonat e pushtuara në Lindjen e Mesme nëpërmjet Krimesë.

Yevgeny Balitsky tha se trenat që transportonin drithë ishin larguar nga rajoni i Zaporizhzhia, ku ai drejton zonat e kontrolluara nga Rusia.

Ai i tha televizionit shtetëror rus se “kontratat kryesore janë duke u lidhur me Turqinë”.

Rusia kishte aneksuar gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014.

Gruri do të dërgohet prej andej, tha Balitsky, pa specifikuar sasitë apo llojin.

“Trenat e parë tashmë kanë kaluar përmes Krimesë, në drejtim të Lindjes së Mesme”, tha ai.

Një zyrtar rus në Krime, Oleg Kryuchkov, tha se treni i parë që transportonte grurë mbërriti nga Melitopol, një qytet në Zaporizhzhia.

Ukraina akuzon Rusinë se ka vjedhur rreth 600,000 tonë drithë dhe ka eksportuar një pjesë të tyre.

BBC raporton se nuk ishte në gjendje të verifikojë detajet e raportuara të dërgesave.

Vendet në Lindjen e Mesme janë shumë të varura nga importet e drithit nga Ukraina dhe Rusia, veçanërisht nga gruri./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button