Julia Garner së shpejti me rolin e Madonnës në filmin e ri biografik

Aktores së serialit amerikan “Inventing Anna”, Julia Garner, iu ofrua paraqitja me rolin e Madonnës në filmin e ri biografik dedikuar kësaj ikone muzike. Këtë e kanë bërë të ditur burime të përafërta lidhur me këtë projekt për revistën Variety.
Aktorja Garner për këtë rol u zgjodh në mesin e dhjetra kandidateve të tjera.
Ky yll fitues i Emit fitoi këtë rol pas një procesi të gjatë ku u përfshinë sesione koreografish me koreografin e këngëtares Madonna, dhe pas sesioneve të shumta të këndimit e leximit me vetë Madonnën.
Në mesin e aktoreve të tjera të cilat bënë prova për paraqitje me rolin e Madonnës janë edhe Florence Pugh, Odessa Young e Alexa Demie.
Filmin do ta realizojë Universal Pictures. Ai do të paraqesë ditët e herëshme të kësaj artisteje.
Sipas burimeve, regjinë e tij do ta bëjë vetë Madonna. Amy Pascal u caktua ta prodhojë atë, e skenari është nga Erin Cressida Wilson.
Për këtë rol flitet se ka bërë prova edhe këngëtarja Bebe Rexha.
Procesi i provave ishte rraskapitës, pasi që produksioni kërkonte një këngëtare e valltare të talentuar. Por më në fund çdo gjë po shkon mirë, dhe Madonna është e kënaqur me personalitetin që do të paraqitet me rolin e saj.
Në focus në filmin dedikuar Madonnës është gjithmonë muzika.
“Muzika është ajo që më ka shtyrë të vazhdoj të prodhoj dhe arti më ka mbajtur gjallë”, ka thënë Madonna në një deklaratë.
Sipas saj, ka shumë tregime të pathëna e inspiruese për të, dhe kush do t’i tregonte më bukur ato se ajo vetë?./21Media

Back to top button