Guardiola: Haaland nuk mund ta na e fitojë i vetëm Ligën e Kampionëve

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka theksuar se skuadrës së tij do t’i duhet më shumë sesa golat e Erling Haalandit për të fituar Ligën e Kampionëve.
Kampionët në fuqi të Premier Ligës kanë qenë të jashtëzakonshëm në sulm pas ardhjes në verë të Haalandit, i cili ka dhjetë gola në vetëm gjashtë ndeshje këtë sezon.
Përpara ndeshjes hapëse të Cityt kundër Sevillas, Guardiola pranoi se prania e Haaland është një nxitje e madhe për shpresat e tyre, por paralajmëroi pjesën tjetër të lojtarëve se ata gjithashtu do të duhet të rriten nëse City dëshiron ta fitojë championsin.
“Të gjithë lojtarët që klubi vendosi të nënshkruajë këtë sezon erdhën në përpjekje për të na bërë më të mirë përndryshe nuk do të kishte kuptim”, tha Guardiola kur u pyet nëse Haaland mund ta drejtojë Cityn drejt lavdisë.
“A do të na ndihmojë ai për të fituar titullin? Nuk e di. Unë gjithmonë kam besim, por nëse mbështetemi vetëm në supet e Erling, ne nuk do të fitojmë Ligën e Kampionëve. Ajo që duhet të bëjmë është të luajmë mirë, krijojmë raste për ta ndihmuar atë të shënojë gola dhe shpresojmë që ne t’ia dalim”, theksoi ai.
Ndeshja Sevilla-City zhvillohet sonte nga ora 21:00.

Back to top button