Psikiatria në Spitalin e Pejës kaplohet nga zjarri, Policia jep detaje për RTV21

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një shpërthimi të zjarrit të martën në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për portalin rtv21.tv se ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një person nga personeli mjekësor për shkak të tymit që ka kapluar repartin.
“Rreth orës 14:40 policia është njoftuar për një zjarr në spitalin rajonal të Pejës në repartin e psikiatrisë. Menjëherë më të kuptuar rastin kanë dal policia, zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin shumë shpejtë. I lënduar është një punëtor i sigurimit, i cili ka lëndime të lehta. Ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një personel mjekësor nga tymi që ka kapluar repartin”, ka thënë ai.
Ende nuk dihet se si ka ardhur deri të zjarri dhe rasti sipas Policisë është duke u hetuar./21Media

Back to top button