Guardiola: Ndeshja ndaj Arsenalit si një finale për Ligën Premier

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e pranon se përballja e tyre me Arsenalin në fund të këtij muaji do të jetë vendimtare për titullin e Ligës Premier këtë sezon.

City është tre pikë prapa liderit të Ligës Premier, Arsenalit, pas fitores ndaj Leicester Cityt të shtunën mbrëma.

Arsenali shkon në Etihad Stadium të mërkurën e javës së ardhshme në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të në Ligën Premier.

Kjo ndeshje po cilësohet si vendimtare nga trajneri i Cityt, Guardiola.

“Është një finale për të luajtur më shumë finale, sepse nëse e humbisni këtë lojë, do të përfundojë pothuajse”, ka thënë trajneri i Cityt.

Back to top button