Guardiola pas humbjes: Ne ishim shumë të mirë

 
Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola nuk dëshpërohet shumë pas humbjes nga Tottenham në fillim të sezonit të ri të Premier Ligës.
Tottenham festoi në Londër kundër kampionit aktual të Anglisë me rezultatin 1:0, me golin e Hyun-Min Son në minutën 55.
Guardiola tha pas takimit se skuadra e tij luajti shumë mirë, por që nuk ishte e mjaftueshme për të shënuar të paktën një gol.
“Ne e filluam lojën mirë. Më pas kishim probleme dhe pësuam një gol si rezultat i një topi të humbur. Në përgjithësi, ekipi im tregoi shumë më tepër, por për fat të keq nuk mjaftoi për gola. Kjo është arsyeja pse e humbëm ndeshjen. Duke mos e llogaritur golin e pësuar, mendoj se ne luajtëm mjaft mirë,” tha Guardiola.
Humbjen nga Tottenham e kishte paraprirë humbja nga Leicester në Community Shield.
“Vetëm dy ditë më parë ne ishim të gjithë në stërvitje. E di që lojtarëve u duhet pak kohë për t’u rikthyer në ritëm. Kjo është vetëm një javë rresht, është vetëm fillimi. Kemi 37 ndeshje të tjera në ligë. Ne do të përpiqemi të korrigjojmë disa gjëra dhe të bëjmë më të mirën që mundemi”, tha Guardiola.
Në ndeshjen tjetër, Manchester City do të luajë kundër Norwich në “Etihad”.

Back to top button