Gucati letër me rastin e vdekjes së babait të tij

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Avdullah Gucatit.
Sot, djali i Ish-kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Musli Gucati ka publikuar letrën e plotë të babait, i cili ndër të tjera ka shkruar për dhimbjen që ka për vdekjen e babait.
Letër nga Hysi me rastin e vdekjes së Gjyshit
Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër
Me thanë që portreti ytë i priti të dera,
të ajo derë e shpisë që sditi kurrë me u mbyll
Që edhe Kur kulluan gjak plagët bashkë i kemi ndrydhë,
Unë plagët e tua e ti plagët e mia
Duke qesh me thojshe kështu bir e don liria
Shumë herë Shokve ni fjalë jau ke thanë
Ta kisha plumbin që ka Hysi në trup
Kurrë nuk e kisha larguar, kujtim të lirisë e kisha lanë
Eh ta kisha ditë që ky plumb nuk me dha aq dhimbje
Sa dhimbje me dha lajmi që nuk me paske prit
Të kisha shok lufte shok shpirti e shok lirie
Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie.
29.05.2022.
Para dy ditësh ka vdekur babai i Hysni Gucatit, Avdullahu. Ndërsa, para disa ditësh, Hysni Gucati ka qenë për vizitë te babai i tij në Kosovë, që atë kohë ka qenë i sëmurë rëndë.
Ndryshe, Hysni Gucati është dënuar me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata Speciale./21Media

Back to top button