Gucati me pranga në duar nxirret nga zyrat e OVL-UÇK-së

 

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, sapo është nxjerrë nga zyrat e kësaj organizate në Prishtinë, pas arrestimit nga zyrtarë të EULEX-it.

Sipas avokatit, Tomë Gashit, Gucati pritet që tash të dërgohet në Hagë.

Turma e njerëzve që është mbledhur te zyrat e OVL-UÇK-së ka reaguar ndaj forcave të EULEX-it.

Ndërkohë bastisjet e EULEX-it në zyrat e OVL-UÇK-së po vazhdojnë./21Media

Back to top button