Gucati: Turp i madh që Dejona Mihali vjen nga Greqia dhe fyen shqiptarët

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka folur për RTV21 lidhur me rastin e mbrëmshëm në Skenderaj.
Ai tha se janë të zhgënjyer me atë që ka ndodhur, duke vlerësuar se dërgimi i Njësisë Speciale në Drenicë ka qenë i panevojshëm.
“Kemi qenë shumë të zhgënjyer me atë se çka ndodhi mbrëmë. Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla dërguan Njësinë Speciale pa nevojë në Drenicë. Është marre me dërgu Njësinë Speciale në Drenicë”, tha Gucati.
Ai shtoi se, sipas tij, ky veprim ka pasur qëllime politike dhe lidhet me fushatën zgjedhore të Albin Kurti, të cilën e cilësoi si “fushatë të poshtër”.
“Është turpi më i madh që një Dejona Mihali të vijë nga Greqia dhe të fyjë shqiptarët”, shtoi Gucati./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?