Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Profesor Alush Gashi na la në kohën kur na duhet më së shumti

Ish-Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reguar pas vdekjes së Alush Gashit duke thënë se i ndjeri ishte Diplomat në sjellje, i urtë në mendim, njerëzor e i afërt me të gjithë, i fortë në qëndrime e në aleanca.

Osmani ka shprehur ngushëllime për familjen dhe gjithë bashkëpunëtorët e Gashit.

”Profesor Alush Gashi na la.Na la në kohën kur shembulli i njeriut të dijes, të urtësisë e të përbashkimit na duhet më së shumti. Profesori i shquar i anatomisë, njeriu i përkushtuar ndaj dijeve, e zbërtheu anatominë tonë politike dhe, bashkë me prijësin tonë historik, Presidentin Rugova, i dha udhë vizionit për shtetin. Nga Shtëpia e vogël e Lidhjes së Shkrimtarëve në Prishtinë e deri te Shtëpia e madhe e Bardhë në Washington e gjithandej globit, ai foli për Kosovën duke e gdhendur fjalën e duke e skalitur mendimin. Diplomat në sjellje, i urtë në mendim, njerëzor e i afërt me të gjithë, i fortë në qëndrime e në aleanca, ai na e la përfytyrimin e pashlyeshëm për shtetin. Ngushëllime të sinqerta për familjen Gashi dhe miqtë e bashkëpunëtorët e shumtë që sot përjetojnë dhimbje për këtë humbje të madhe. I përhershëm kujtimi për Ty, profesor Alush!”, ka shkruar Osmani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button