Guri mijëra vjeçar në Arabinë Saudite që intrigon botën edhe sot

 
A thua, e kanë vizituar alienët Arabinë Saudite mijëra vite më parë? Kjo është një pyetje të cilën e ka nxitur ky gur i madh misterioz, që duket sikur të ishte ndarë në mes me rreze laseri.
Me vite të tëra rreth tij kanë folur shkencëtarë të ndryshëm. Disa mendojnë se është ndarë në mes si pasojë e motit, por të tjerë thonë se ndarja është aq precize sa që nuk ka mundur të ndodhë nga kushte të natyrës.
Ky formacion guri Al Naslaa, gjendet në oazën Tayma në Arabinë Saudite, dhe jo rastësisht videot e fotografitë me të edhe sot po mahnisin botën.
Rreth tij po bëhen edhe debate të shumta në internet.
Gjatësia e këtij guri arrin 9 metra, ndërkaq gjerësia 7.6 metra. Disa mendojnë se ndarjen e tij në mes e kanë bërë alientët, dhe janë të bindur për këtë.
Ka edhe teori të tjera sipas të cilave civilizimi i lashtë ishte më i avancuar se që është menduar deri më tani.
Disa kanë krahasuar këtë formacion me piramidat në Egjiptin e Lashtë, të cilat u ndërtuan para 4,500 vitesh.
Por, gjeologët mendojnë ndryshe. Sipas tyre, fajtor për këtë mund të jetë erozioni,  por ka edhe prej tyre që thonë se bazuar në civilizmin e hershëm, ka shumë mundësi që kjo të jetë punë e njeriut.
Ky gur gjendet tetë orë larg Riadit. Atje mund të shkohet me veturë. Arkeologët gjatë gërmimeve kanë zbuluar se ai daton nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit, por se nuk kanë arritur në një përfudim se kush e ka ndarë me kaq përpikëri./21Media

Back to top button