Fletëvotimet për zgjedhjet lokale kanë arritur në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë arritur në Kosovë.
Shtypja e fletëvotimeve është bërë në Slloveni, ashtu si në zgjedhjet e kaluara.
Në mbledhjen e radhës, kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka njoftuar që janë pranuar mbi 2 mijë 300 pako me fletëvotime nga diaspora.
“Periudha e votimit jashtë vendlindjes, kemi pranuar mbi 2300 pako nga jashtë. KQZ do të bëjë me pranimin e këtyre pakove deri me 15 tetor në mesnatë. Deri tani janë regjistruar 3200 votues si votues me nevoja të veçanta. Deri në fund të kësaj jave do të kemi një numër të saktë. Shtypja e listave përfundimtare të votuesve janë përfunduar. Kanë arritur fletëvotimet për kryetarë të komunave dhe kandidatëve për asamble dhe printimi është bërë në Slloveni. Tubimet e partive politike janë mbajtur pa i përfillur masat mbrojtëse për COVID”, ka thënë ai./21Media

Back to top button