Haaland nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Dortmundin

Ylli norvegjez, Erling Haaland nuk dëshiron ta zgjasë qëndrimin e tij në “Signal Iduna Park”.
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Haaland nuk do të nënshkruajë një kontratë të re te Borussia Dortmund, gjë kjo që do ta shihte atë edhe për një sezon tjetër me klubin gjerman.
21 vjeçari momentalisht është njëri nga lojtarët më të mirë në botë, ku skuadrat si ajo e Real Madridit dhe e Manchester Cityt janë të gatshme që t’i hynë garës për shërbimet e tij.
Që nga transferimi i tij te Borussia Dortmundi, Haaland ka bërë 67 paraqitje për skuadrën gjermane, duke regjistruar 68 gola dhe 19 asistime.

Back to top button