Janë regjistruar 16 viktima të reja në Maqedoninë e Veriut

Tetë persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë konfirmuar edhe 386 raste të reja.
Ndërkaq, janë shëruar edhe 529 pacientë.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin e të vdekurve nga Covid-19 janë regjistruar edhe 8 viktima, të cilët kanë vdekur gjatë periudhës prej 20.09.2021 deri 03.10.2021.
Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 10.625, shkruan TV21./21Media

Back to top button