Hagë: Paraqitet dëshmitari i parë, Mustafa largohet nga salla

Në Hagë, ka vazhduar gjykimi ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës me dëshmitarin e parë kundër tij. Identiteti i këtij dëshmitari nuk u bë i ditur për shkak të sigurisë së tij dhe familjes. Ai gjatë rrëfimit të tij tha se është kidnapuar nga dy persona, të prezantuar si pjesëtarë të UÇK-së dhe është dërguar për në Zllash ku u rrah dhe torturua nga disa persona. Salih Mustafa nuk deshi të qëndrojë në sallë gjatë dëshmisë së dëshmitarit./21Media

Back to top button