Hahn dhe Mogherini e përshëndesin dhënien e mandatit

Hahn dhe Mogherini u bëjnë thirrje partive parlamentare që së bashku të punojnë në agjendën për reforma

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Hahn dhe përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federika Mogerini e kanë përshëndetur dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë.

“E mirëpresim vendimin e Gjorge Ivnaov për t’ia dhënë mandatit për formimin e Qeverisë Zoran Zaevit, si një hap të rëndësishëm në procesin e formimin e Qeverisë. Shpresojmë se kjo frymë konstruktive do të vazhdojë të mbizotërojë, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Hanit dhe Mogerinit.

Ata gjithashtu u bëjnë thirrje partive parlamentare që së bashku të punojnë në agjendën për reformat, për ta kthyer vendin në rrugën euro-atlantike.

“Ne jemi të gatshëm ta mbështesim Qeverinë e re dhe përpjekjet e saja për reformat”, thuhet më tej në deklaratë./21Media

Back to top button