BE fillon procedurë juridike ndaj Italisë

BE ka filluar procedurë juridike kundër Italisë për shkak të Fiat-it

Bashkimi Evropian të mërkurën ka nisur procedurën juridike kundër Italisë, pasiqë në mënyrë adekuate nuk ka hetuar pohimet për manipulimet e Fiat-it për emetimin e gazrave të dëmshme.

Komisioni Evropian vendosi sot t’i dërgojë letër formale Italisë, nga e cila kërkohet që të përgjigjet ndaj shqetësimeve në lidhje me aksionet e pamjaftueshme të ndërmarra në lidhje me strategjinë e kontrollit të emetimit të gazrave të dëmshme, të cilat i zbaton Grupi i automobilave FCA, thuhet në kumtesën e KE-së, transmeton France Press.

Back to top button