Hailey Bieber reagon e revoltuar ndaj fansave të ish të dashurës së Justin Bieber

Hailey Bieber duket se nuk mund ta durojë më shumë situatën e krijuar nga fansat e bashkëshortit të saj, Justin Bieber.
Që nga koha kur dyshja kishin konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë, fansat që i dëshironin Bieber e Selena Gomez bashkë, nuk iu shqitën modeles së njohur.
Çifti janë bashkë që nga viti 2016, por siç duket fansat e pop yllit nuk kanë ndërmend ta lënë të qetë tashmë bashkëshorten e Justin.
Hailey përmes një video në TikTok i është lutur të gjithëve ta lënë të qetë pasi ajo nuk po thotë asgjë, hiç më pak nuk ka reaguar asnjëherë në lidhje me komentet e vazhdueshme përçmuese, krahasuese ndaj saj, lidhur me Selena Gomez.
“Më lini të qetë. Unë jam duke u marrë me biznesin tim, unë po bëj asgjë, nuk po them asgjë. Më lini të qetë, ju lutem. Ka kaluar mjaft kohë, ku tani ju lus vetëm të më lini të qetë. Kjo është kërkesa ime e vetme”, ka thënë Hailey.
Hailey dhe Justin janë të martuar që nga shtatori i vitit 2018./21Media

Back to top button