Hajdari: Shënon 10 % rritje importi i produkteve konditorike nga Serbia

Për shkak të rritjes enorme të importit të mallrave nga Serbia, veçanërisht të produkteve konditorike, të cilat po i shkaktojnë dëm prodhuesve vendor në Kosovë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për hapjen e hetimeve zyrtare për masat mbrojtëse në importe për këto produkte.
Kështu ka thënë ministrja e këtij dikasteri, Rozeta Hajdari në një konferencë për media e cila bëri të ditur se kanë vërejtur që ka shumë importe së fundmi nga tregu i Serbisë dhe kryesisht ka rritje enorme te disa nga produktet konditorike. (Përgatiti: Kujtesa Bajrami – Fana)./21Media

Back to top button