Hajdari vjen me lajmin se një kompani e njohur do të investojë në Kosovë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se së bashku me Kryeministrin Kurti, Zv. Kryeministrin Bislimi dhe drejtorët e KIESA-s, ATK-s dhe Doganave të Kosovës, kanë pritur delegacionin e “LIDL” GmbH & Co KG, si kompani e njohur e dyqaneve ushqimore.
“Sot kishim nderin që së bashku me Kryeministrin Kurti, Zv. Kryeministrin Bislimi, drejtorët e KIESA-s, ATK-s dhe Doganave të Kosovës dhe kolegë tjerë, të presim delegacionin e kompanisë “LIDL” GmbH & Co KG, si kompani e mirënjohur me zingjirin, me të madh të dyqaneve ushqimore në botë, e themeluar në vitin 1973 dhe aktualisht me shtrirje në 31 shtete të botës, ka shkruar Hajdari.
Ajo ka thënë se janë zotuar se do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyrë LIDL në Kosovë duke shtuar se është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë.
“Me delegacionin e kompanisë “LIDL” u përshendetëm me zotimin e tyre që do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë, gjersa konkluduan se Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime dhe ndër të tjera, është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë.”
Ajo ka shtuar se me delegacionin e LIDL kanë viztuar tri lokacionet strategjike të propozuara nga KIESA të përshtatshme për qendrën e ardhshme në Kosovë.
“Me delegacionin e kompanisë LIDL, vizituam edhe tri lokacione strategjike të propozuara nga kolegët e KIESA-s, të përshtatshme për qendrën e ardhshme logjistike të kompanisë “LIDL” në Republikën e Kosovës, pas bisedës së tyre më prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit dhe pijeve, potencial i mirë për furnizim për kompaninë ”LIDL” dhe exporte në botë”./21Media

Back to top button