Hajduti e godit dhe e lë pavetëdije një grua në shtëpinë e saj

Hajduti e godit dhe e lë pavetëdije një grua në shtëpinë e saj

Një grua është goditur dhe është lënë pa vetëdije nga një person i cili ka hyrë në shtëpinë e saj, me 9 nëntor në ora 17:10 në fshatin Davidovc, Shtime.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, i njëjti dyshohet se ka vjedhur para në shtëpinë e viktimës.
“Sipas dëshmitarit (vjehërri i viktimës) nga dhoma ku ka ndodhur incidenti janë vjedhur 600€ para. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. nuk raportohet për të arrestuar.”, thuhet në njoftimin e policisë derisa rasti është nën hetime./21Media

Back to top button