Klopp flet për situatën në Liverpool dhe të ardhmen e tij

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, thotë se ai është i përkushtuar ndaj klubit, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me pronësinë aktuale.
“Fenway Sports Group” (FSG) kanë thënë se janë në kërkim të investitorëve të rinj, dhe disa raporte thonë se ata janë të gatshëm të shesin Liverpool në tërësi.
Kjo situatë ka ngjallur shqetësim në mesin e disa tifozëve të Liverpoolit të cilët janë të shqetësuar edhe mbi të ardhmen e trajnerit Jurgen Klopp.
Të mërkurën, Liverpool mundi Derby County me penallti në Kupën Carabao.
Duke folur për këtë situatë, Klop ka thënë se ai nuk do të largohet dhe lajmet nuk kanë ndikuar në planet e tij.
“Ajo që lexova është se po kërkojnë investime. Ide e mirë, kjo më pëlqen. Por kjo nuk e shpërqendroi aspak përgatitjen. Lojtarët nuk më pyetën dhe për mua nuk do të thotë asgjë. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me FSG. Më pëlqen shumë se si funksionon, por nëse ndryshon, unë jam i përkushtuar ndaj klubit dhe kjo nuk ka të bëjë me njerëzit këtu”, ka thënë në fund.

Back to top button