Hajnat me thikë e çekan grabisin një pompë të derivateve

Një grabitje ka ndodhur dje në fshatin Stanoc i Epërm në Vushtrri.

Atje dy persona të maskuar, njëri me thikë e tjetri me çekan, kanë hyrë në një pompë të derivateve dhe grabitën pazarin ditor.

“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i pompës së derivateve, ka njoftuar se dy persona të maskuar duke e kërcënuar, njëri me qekan dhe tjetri me thikë i kan grabit pazarin ditor dhe kanë ik në drejtim të panjohur. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button