Iu hakua Facebook-u, vushtrriasi thotë se më pas është porositur vrasja e tij

Një person në Vushtrri ka thënë se i është hakuar profili i “Facebook-ut”.

Më pas, ai ka deklaruar se ndaj tij është porositur edhe vrasja.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i është hakuar profili i rrjetit social facebook. Sipas ankuesit pas disa ditësh është njoftuar se ndaj tij është porositur edhe vrasja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button