Hajnat në Prishtinë ia mësyen xhamive

Dy imamë të xhamive në Prishtinë, kanë raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamive dhe nga arka kanë vjedhur para kesh.
Njëra vjedhje ka ndodhur në xhaminë në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Sipas policisë, nga arka e xhamisë janë vjedhur rreth 150 euro.
Rasti është raportuar të shtunën rreth orës 06:48.
“Ankuesi mashkull kosovar-imam, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë të xhamisë dhe nga arka i kanë vjedhur rreth 150€ kesh (para)”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në Prishtinë, ku persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë, e kanë dëmtuar-thyer arkën e xhamisë dhe kanë vjedhur 5 euro.
Sipas Policisë, ata kanë dëmtuar edhe kamerat e sigurisë.
Ndërkohë, rastet vazhdojnë në procedurë hetimore./21Media

Back to top button