Gjen dy granata të Luftës së Dytë Botërore në oborr të shtëpisë

Një person ka informuar Policinë e Kosovës, pasi gjatë punimeve në oborr ka gjetur dy granata dore.
Njësia për deminim e FSK-së të shtunën ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese dhe sipas tyre i përkasin Luftës së Dytë Botërore
Rasti ka ndodhur në fshatin Guriq të Malishevës.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në oborr kishte gjetur dy granata dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese dhe sipas tyre i përkasin Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./21Media

Back to top button