Rrahu nxënësen në Malishevë, arrestohet mësimdhënësja

Një mësimdhënëse nga Malisheva është arrestuar nga policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një nxënëse.
Policia njofton se nxënësja ka pranuar trajtim mjekësor.
“Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta derisa ka qenë në shkollë është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare mësimdhënëse. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Rasti është inicuar si keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare./21Media 

Back to top button