“Halftime” i Jennifer Lopez, sonte në Netflix

Jennifer Lopez ka zbuluar se ishte gati të lintë gjithçka pas, të heq dorë nga karriera e saj për shkak të kritikave, të mënyrës se si njerëzit i komentonin paraqitjet e saj.
Në dokumentarin “Halftime” ajo ka reflektuar në karrierën e saj.
Në dokumentar ajo kujton se si fitoi një milion dollarë për rolin në “Selena”.
Ajo ka thënë se kritikat që mori ishin aq shumë sa që për një moment vendosi të heq dorë nga gjithçka.
Netflix ndërkohë ka qenë qendër e dokumentarëve nga yjet botërore.
“Halftime” u shfaq në natën e hapjes së festivalit të Filmit “Tribeca” 2022 dhe tani pritet të mbërrijë në Netflix.
Dokumentari është planifikuar të debutojë në Netflix sot(14 qershor), me kohëzgjatje prej 95 minutash.
Në dokumentar është vet JLO, në 95 minuta do të shihni edhe figura tjera të njohura të cilët kanë qenë pjesë e pandashme e rrugëtimit të artistes./21Media

Back to top button