Podujeva nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e Urgjencës

Komuna e Podujevës pas një memorandum bashkëpunimi që është nënshkruar ndërmjet kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi dhe përfaqësuesit të “Qatar Charity”, Esam Dabab do të bëhet me urgjencë të re.
Në një komunikatë dërguar për media, bëhet e ditur se ky objekt do të kushtojë 1.2 milionë euro, ndërkohë që dy zyrtarët i kanë nënshkruar edhe dy memorandume në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.
Veç kësaj, gjithashtu është nënshkruar edhe memorandumi për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllamnik, vlera e të cilës është rreth 225 mijë euro.

“Në këtë takim marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar edhe në fushën e mirëqenies sociale, përmes të cilës, Organizata ‘Qatar Charity’ në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS) do të shpërndajë 200 pako me artikuj ushqimorë, jorgan dhe batanije për familjet me kushte të rënda ekonomike”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.

Falënderues për përkrahjen e vazhdueshme që”Qatar Charity” po i jep komunës së Podujevës u shpreh kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi./21Media
Back to top button