Halil Mula i RTV 21 nderohet nga Konsullata e Kosovës

Ambasadorja Sahatqija: Halili luan rolin e misionit të Kosovës në OKB.- U nderuan gazetarë dhe kontributdhënës shqiptarë në Nju Jork

Në prag të krijimit të Ushtrisë së Kosovës në Prishtinë, Ambasadorja Teuta Sahatqija, mblodhi personalitetet shqiptare të Amerikës në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork. Ajo shpërndau mirënjohje për gazetarët dhe pjesëtarët e diasporës shqiptare në Amerikë. Për korrespondentin e Radiotelevizionit 21 në SHBA dhe në OKB, Halil Mulën, tha se po luan rolin e misionit të Kosovës në OKB me që jep kontribut të pazvendësueshëm për diplomacinë kosovare brenda ndërtesës së Kombeve të Bashkuara./21Media

Back to top button