Halimi: Problematike me kërkua fonde prej diasporës, sepse diaspora jonë atje është e varfër

Halimi flet për ndihmat që i ofroi mërgata

Opinionisti Fisnik Halimi ka deklaruar në “Click” se është problematike me kërkua fonde prej diasporës, sepse edhe diaspora atje është e varfër. Sipas Halimit, është turp nëse ne i kemi 1 milion e njerëz në diasporë, e vetëm 300 mijë euro i kemi marrë prej tyre, e që siç tha ai ky është kapaciteti i tyre.

“Është turp nëse na i kemi 1 milion vetë në diasporë, e i kemi marrë 300 mijë euro prej tyre, nëse ky është kapaciteti i tyre financiar. E ky është kapaciteti i tyre, sepse ata njerëz atje janë të lodhur. Na duhet me pa drejt Evropën çfarë është. Evropa një njeriu të pakualifikuar çfarë është diaspora jonë, sidomos gjenerata e parë dhe e dyta, i lejon vetëm mirëqenie personale, jo më shumë”, deklaroi Halimi./21Media

Back to top button