Haliti: LVV u financua nga tri kompani në fushatën kundër prodhimeve të huaja

 
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti sot deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje në fushatën kundër prodhimeve të huaja ka dalur për interesa të dy, tri kompanive, që kanë financuar lëvizjen.
Ai në seancën e sotme të Kuvendit tha se është e padrejtë, joparimore, jo njerëzore të thuhet krejt PDK, LDK, e të gjithë ata që kanë qenë në pushtet janë të korruptuar.
“Unë e di kush iu ka financuar juve kur keni dal me ato pretendimet e luftës kundër atyre prodhimeve të huaja, ju nuk keni dal kundër prodhime që është deshtë me dal dhe nuk keni ndal akoma, por keni dal për interesa të dy tri kompanive që iu kanë financuar, por sot jeni prish me ta dhe po kërkoni t’i shkatërroni, është interes i juve”, tha ai.
Sipas tij, nacionalizmi i tepruar nga pozicioni opozitar që e ka pasur Lëvizja Vetëvendosje nuk i bën mirë Kosovës dhe do ta kenë rrugëtim të vështirë si qeveri, së bashku me parlamentin edhe çështjen e dialogut.

Back to top button