“Halloween Ends”, premierë në Los Angeles

Aktorja Jamie Lee Curtis ka folur me pikëllim për fundin e filmit “Halloween Ends” që është i fundit në radhë të filmave “Halloween”. Ajo për këtë ka folur në premierën e tij që u shfaq në Los Angeles.
Curtis fundin e filmit “Halloween Ends” e ka krahasuar me atë të filmit “Love Actually” të vitit 2003. Ai sipas saj ka të bëj me ribashkimin e njerëzve dhe tregimin e dashurisë që kanë për njëri-tjetrin. Aty ka lot dhe pikërisht kështu ndihet edhe ajo vetë në këtë rast, ka thënë Curtis. Ajo ka thënë se për fundin e “Halloween Ends” është shumë e emocionuar dhe është mirënjohëse që ishte pjesë e tij kaq gjatë.
Aktorja Curtis ka thënë se nuk është fanse e filmave horror, por se ky zhanër e ka definuar karrierën e saj. Ajo ka thënë se është mirënjohëse për këtë, se ia ka borxh jetën, por se filmat horror nuk janë të preferuarit e saj.
Aktorja Kyle Richards, e cila luan në filmin origjnal Halloween, e po ashtu në atë “Halloween Ends” ka thënë se me dekada ka parë duke u zhvilluar filmat horror Halloween. Ajo mendon se njerëzit janë bërë paksa të pandjeshëm. Sipas saj, në ‘Halloween Kills'” ka shumë vrasje, e kjo është një lloj reflektimi në shoqëri, që nxitë reagimet e tyre lidhur me të. Richards është e habitur se si njerëzit edhe pas kaq vitesh e shikojnë filmin Halloween dhe është mirënjohëse për këtë.
E aktorja Andi Matichak ka lëvduar filmat horror. Ajo ka thënë se në ta ka më shumë origjinalitet se në zhanret tjera. Matichak ka thënë se regjisori David Gordon ka bërë punë të mrekullueshme me këta filma, pasi që çdo film është ndryshe nga tjetri.
Filmi “Halloween Ends” do të lansohet në kinema e Peacock këtë të premte me 14 tetor 2022./21Media

Back to top button