1.734 mamografi të kryera për 9 muaj në QKUK

Nga muaji janar deri në muajin shtator të vitit 2022, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Radiologjisë, janë kryer 1 mijë e 734 mamografi.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se me rekomandim të mjekëve specialistë, gjatë kësaj kohe janë bërë edhe 1 mijë e 350 ultrazë gjiri për pacientët.
“Sipas raportit të punës për periudhën 9 mujore të këtij viti, janë kryer, po ashtu, 321 biopsi të gjirit”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës./21Media

Back to top button