Hamasi i përgjigjet planit të propozuar të armëpushimit në Gaza

Hamasi thotë se ka dhënë përgjigjen e tij ndaj një propozimi kornizë për një armëpushim të ri në Gaza.

Detajet e marrëveshjes – të përcaktuara nga Izraeli, SHBA, Katari dhe Egjipti – nuk janë bërë publike.

Më herët u raportua se përfshinte një armëpushim gjashtë-javor, kur më shumë pengje izraelite do të shkëmbeheshin për të burgosur palestinezë, raporton BBC, përcjell portali rtv21.tv

Izraeli dhe SHBA kanë thënë të dy se po shqyrtojnë përgjigjen e Hamasit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili aktualisht ndodhet në Lindjen e Mesme, tha se do të diskutonte përgjigjen e Hamasit me zyrtarët në Izrael të mërkurën.

Ndërsa Z. Blinken nuk ka dhënë asnjë tregues se si SHBA e shikon përgjigjen, Presidenti Joe Biden sugjeroi se udhëheqja izraelite nuk do të pajtohet lehtësisht me atë që grupi po kërkon./21Media

Back to top button