Daçiq: Kam informacione se seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të jetë e hapur

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se ka marrë një mesazh nga ministri i Punëve të Jashtme të Guajanës, i cili kryeson Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se seanca për Kosovën e këtij këshilli  do të mbahet nesër në orën 21:00 dhe atë në format të hapur.

“Nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht, por sipas informacioneve që kemi nga selia e OKB-së, gjegjësisht nga vetë kryetari, seanca do të jetë e hapur me vendim të kryetarit, pa votim”, tha Daçiq për mediat serbe.

Ai shpjegoi se anëtarët e Këshillit të Sigurimit e kanë marrë tashmë ftesën, pra vendimin e Guajanës për të caktuar një seancë të hapur për të enjten në orën 15:00 me orën amerikane, bazuar në autoritetin e saj si kryetar i këtij organi të OKB-së.

Daçiq theksoi se në seancë Serbinë do ta përfaqësojë presidenti Aleksandar Vuçiq./21Media

Back to top button