Hamza thotë se situata është e menaxhueshme, apelon për kujdes

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka dalë në terren për të përcjellur nga afër situatën e krijuar pas reshjeve të shiut.
Hamza ka bërë të ditur se për momentin gjendja është e menaxhueshme deri në një masë, ndërkohë që komuna ka mobilizuar të gjithë operatorët dhe ka ngritur kapacitetet e saj në tejkalimin e kësaj situate.
“Brenda kapaciteteve tona jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme, ku kemi mobilizuar të gjithë operatorët e nevojshëm dhe së bashku me ta jemi në terren. Reshjet e dendura kanë bërë që niveli i ujit në lumenjtë e qytetit të Mitrovicës të rritet dhe kjo ka shkaktuar një situatë serioze prandaj jemi duke e vëzhguar situatën nga afër”, është shprehur Hamza.
Hamza ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar për shkak të reshurave të shiut ku niveli i ujit përgjatë lumenjve është rritur.
“Ne do të jemi në teren bashkë me ekipet emergjente deri në uljen e të reshurave dhe për të ndërhyrë në zonat më kritike”, tha Hamza.

Back to top button