Hande dhe Kerem fitojnë 4 çmime për serialin ”Sen Çal Kapimi”

Seriali më i mirë i zhanrit romank, ”Sen Çal Kapimi” ka fituar 4 çmime në eventin e fundit në Turqi.
Lajmin e kanë bërë të ditur protagonistët kryesorë të serialit, Eda dhe Serkan.

Gjithashtu, Hande ka pranuar edhe një surprizë nga miqtë dhe të gjithë adhuruesit e saj.

Hande Erçel, aktorja që luan rolin e Edës në serial, e ka fituar çmimim e aktores më të mirë të komedisë (Best Romantic Comedy Actress), ndërsa partneri i saj në serial, Kerem Bursin e ka fituar çmimin e aktorit më të mirë të vitit (Best Romantic Comedy Actor of the Year).
Po ashtu, të dy aktorët  e kanë fituar edhe çmimin e çiftit më të mirë (Best Series Couple), duke regjistruar kështu plot 4 çmime.
Kujtojmë që, Hande dhe Kerem prej disa kohësh po e jetojnë dashurinë e tyre edhe jashtë serialit. Ata janë dashuruar në sheshxhirim dhe disa muaj më parë e kanë dhënë lajmin për të gjithë, në mënyrë virtuale nga pushimet romantike në Maldive./21Media

Back to top button