Ngjarjet e datës 24 nëntor

09:00
Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, kryetari i zgjedhur i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, merr detyrën nga kryetari i deritanishëm, Ragip Begaj. (Zyra e kryetarit, Malishevë)
09:15
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon forumin e lartë politik me temën “Integrimi i Agjendës 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
09:30
Mbahet Samiti i dytë për Antigjipsizmin. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, së bashku me Programin për Drejtësi Komerciale të USAID-it, organizojnë forumin “Gratë në Drejtësi Komerciale”. Marrin pjesë: Gresa Caka-Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese; Zeinah Salahi, udhëheqëse e USAID-it etj. (Hotel “International Prishtina”)
11:00
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon një aksion për denoncimin publik të korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsion të Kosovës (AKK) për emërime me konflikt interesi në Universitetin e Prishtinës. (Para zyrave të AKK-së, Prishtinë)
11:00
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale e Financave të Austrisë shënojnë rezultatet e programit WB GEFF duke mbjellur 1 mijë pemë në Kosovë. (Parku Memorial, Velani)
11:30
Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe ETC – Elkos Group bëjnë promovimin e prodhimeve vendëse, në kuadër të aktivitetit tradicional “Javët e Biznesit Kosovar”. (Elkos Group, Fushë-Kosovë).

Back to top button