Tragjedia në Bullgari, Ganiu: Mësimi në shkolla nesër vazhdon në mënyrë normale

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu në ClickPuls në TV21 tha se nesër do të mblidhet Këshilli Komunal ç’rast pritet të merren vendime për t’u dalë në ndihmë famiëjarëve të vikitmave nga aksidenti tragjik në Bullgari.
I pyetur se si do të vijojë mësimi, marrë parasysh se tashmë ka 5 viktima, nxënës të shkollës “Ismail Qamaili”, Ganiu tha se npër shkolla do të ketë mësim të rregullt.
“Nuk kemi bërë asnjë kumtesë tek shkollat që të ndërpritet mësimi. Presim që mbarëvajtja e mësimit nesër të ketë ecuri normale. Nga specifika e ditës, unë së bashku me autoritetet apo shërbimet e komunës do të vendosim bashkërisht”, deklaroi mes tjerash Ganiu.
Një autobus i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, sot në mëngjes është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident, jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë./21Media

Back to top button