Hapen xhamitë e Kosovës për besimtarët

 

Xhamitë e Kosovës u hapën sot për besimtarët.  Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu.

Ai po ashtu ka konfirmuar se kjo është bërë me vendim të Myftiut të Kosovës, Naim Ternava.

Edhe xhamia Pavarësia ka bërë të ditur se nga sot do të fillojë falja e namazeve ditore, e po ashtu edhe namazin e xhumasë.  Kjo xhami ka njoftuar se falja do të bëhet në përputhje me vendimin e BIK-ut për respektimin e masave ndaj Covid-19.

Xhamitë janë mbyllur si masë parandaluese për Covid-19. Më 30 korrik të këtij viti, myftiu Ternava pat paralajmëruar se hapja e xhamive do të bëhet pas 10 ditësh, që i bie me 10 gusht, por me vendimin e fundit hapja e tyre u bë sot./21Media

Back to top button