Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në Kosovë

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron vërshime në pjesën më të madhe të vendit, përmbytjeve urbane dhe rrëshqitje dheu.

“Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 05/08/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (06/08/2020) si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se do të ketë ngritje të lehtë të niveleve të lumenjve ndërsa nuk përjashtohet mundësia për vërshime në zonat malore.

“Nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë.”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button