Hapet e pika e përkohshme kufitare Restelicë-Strezomir

Pika do të jetë e hapur deri më 20 gusht

Është hapur pika kufitare e përkohshme Rerstelicë- Strezomir që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut. Pika do të jetë funksionale deri më 20 gusht, ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa.

“Bashkë me homologun Oliver Spasovski, ministrat Pal Lekaj dhe Rasim Demiri, deputetët e komunitetit Bahrim Shabani dhe Adem Hoxha, zv/ministrat Hamza Balje dhe Usmen Baldze, si dhe qytetarë të shumtë bëmë hapjen e pikës së përkohshme kufitare Restelicë-Strezomir që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut.”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Pika kufitare është hapur me qëllim që të lehtësojë qarkullimin në kohën kur qytetarë nga dispora vijnë në Kosovë.

“Kjo pikë e përkohshme kufitare do të jetë funskionale deri më 20 gusht do të lehtësoj qarkullimin e banorëve të këtyre zonave sidomos në këtë kohë ku shumë qytetarë të diasporës vizitojnë familjet e tyre, si dhe do të promovoj turizmin malor në këto zona. Kosova dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë përkushtimin të hapin mundësi dhe rrugë të reja komunikimi që janë të destinuara të përmisojnë jetën e banorëve të këtyre zonave.”, ka përfunduar Mustafa.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se  zotimin për krijim të lidhjeve të brendshme dhe rajonale po vazhdojnë të realizohen. Ai premtoi se do të asfaltohen edhe 5 kilometrat e mbetura deri në këtë pikë kufitare.

“Shumë shpejt do të asfaltojmë edhe 5 kilometrat e mbetura deri në këtë pikë kufitare, investim ky tejet i nevojshëm, jo vetëm për vendasit, por edhe ata që dëshirojnë të vizitojnë bukuritë natyrore të kësaj ane.”, tha ai.  /21Media

Back to top button